EU web forum

Ndikimi i integrimit në BE, në edukimine fëmijëveRAE(Romë,Ashkali, Egjiptian) në Mal te Zi

Ndoshta është e panevojshme për të theksuar rëndësinë e të drejtës për arsimimin e fëmijës për formimin e personalitetit të tij, përfshirjen në shoqëri, punësimin, statusin ekonomik dhe ndjenjën e dinjitetit personal. Romët dhe anëtarët tjerë të popullatës RAE tradicionalisht kanë vështirësi për të ushtruar këtë të drejtë, jo vetëm në Mal të Zi, por pothuajse edhe në çdo vend evropian. Nëdhjetë vitet e fundit, gjendja në Mal të Zi ështëpërmirësuar si pasojë e afrimit me Bashkimin Evropian.Megjithatë, izolimi i integrimit në BE si faktor pozitiv në mbrojtjen e të drejtës në arsimim të fëmijëve që i përkasin popullsisë RAE, nuk është i thjeshtë për shkak se këto fusha prekin disa kapituj të negociatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare dhe më atëmerren disa institucione nacionale dhe ndërkombëtare, koordinimi perfekt i të cilit zakonisht është i pamundur.Analiza tregon se, edhe pse ka një përmirësim sasior të pjesëmarrjes së fëmijëve RAE në arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, nuk është ende e qartë mënyra në të cilën këto të dhëna janë bartur në përmirësimin e cilësisë së jetesës së tyre.
Ndikimi i integrimit në BE, në edukimine fëmijëveRAE(Romë,Ashkali, Egjiptian) në Mal te Zi
Portal AnalitikaIzvor

Përveç kësaj, ecuria e përfshirjes sociale të fëmijëve RAE në vendet e Bashkimit Evropian nuk është e kënaqshme, ndërsa politikat e caktuara të BE-së, si depërtimi i dhunshëm i disa familjeve rome në vendet e tyre të origjinës, kanë efekt të kundërt në përshtatjen e këtyre fëmijëve në sistemet e reja arsimore.

Progresi në kapitujt e bisedimeve kontribuoi në miratimin e politikave reformuese në fushën e arsimimit të komunitetit RAE malazias. Meqenëseështë në pyetje arsimimi, logjike do te ishte qe pjesën me te madhe ta ketë kapitulli 26 - Arsimimi dhe kultura, megjithatë, meproblemet në fushën e arsimimit të fëmijëve të komunitetit RAE, më se shumti merret kapitulli 23 dheatë me anë të segmentit i cili është zakonisht shpesh i harruar dhe ne media me pak i përmendur: të drejtat themelore.Legjislacioni i BE-së i përfshinë të gjitha të drejtat themelore të mbrojtura nga Karta e Bashkimit Evropian për të Drejtat e Njeriut, e cila është një pjesë integrale e Traktatit të Lisbonës.Kur është në pyetje edukimi i popullsisë së margjinalizuar siç janë fëmijët e komunitetit RAE, të drejtat themelore që duhet të mbrohen kanë të bëjnë me luftën kundër diskriminimit, mbrojtjes së pakicave kombëtare dhe të drejtat e fëmijës.

Këto fusha janë të mbuluara në traktatet ndërkombëtare për të cilat Mali i Zi është palë kontraktuese, të tilla si Konventa për të Drejtat e Fëmijës, Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor, Pakti Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore; Konventa Kundër Diskriminimit në Arsim, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

Të gjitha vendet që aspirojnë për anëtarësim në BE duhet të jenë nënshkruese të këtyre konventave dhe ligjet e tyre nuk duhet të bien në kundërshtim me pikat e këtyre dokumenteve. Ndër të tjera, supremacinë e traktateve ndërkombëtare mbi të drejtën e brendshme e përcakton Kushtetuta e Malit të Zi në nenin 9. Përveç kapitujve 23 dhe 26, arsimimin e komunitetit RAE dhe fëmijëvete tjerë, drejtpërdrejtë e prekin dhe Kapitulli 18 - Statistikat, 19 - Politika sociale dhe punësimi dhe 24 - Drejtësia, liria dhe siguria.

Prandaj, mund të themi se rruga drejtë BE-së ka lehtësuar miratimin e normave ligjore, zbatimiiqëndrueshëm i te cilave do të siguronte barazinë e fëmijëve RAE me bashkëmoshatarët e tjerë, kur është në pyetje arsimimi parashkollore dhe fillor. Përveç ligjeve kornizë që rregullojnë këtë fushë, siç është Ligji për arsimin dhe edukimin e përgjithshëm, Ligji për arsim dhe edukim fillor, Ligji për ndalimin e diskriminimit, Ligji për mbrojtësin e të drejtave dhe lirive të njeriut, Ligji për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, Ligji për arsim dhe edukim të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore dhe Ligji për Familjen (me ndryshimet e fundit dhe amendamentet), tre dokumente strategjike momentalisht trajtojnë nga afër vendosjen dhe përmbushjen e qëllimeve për përmirësimin e pozitës së fëmijëve RAE në sistemin arsimor të Malit të Zi: Plani Nacional i veprimit për fëmijët 2013-2017, Strategjia për përmirësimin e pozitës se romëve, egjiptianëve 2012-2016 dhe Strategjia për përfshirjen sociale të romëve dhe egjiptianëve në Mal të Zi 2016-2020 si dhe pjesë të Planit të Veprimit për kapitullin 23, i cili në mënyrë periodike plotësohet.

             Analiza e situatës së arsimit gjithëpërfshirës në Mal të Zi tregon përparim të qartë cilësor. Kur vjen puna për edukimin parashkollorë në vitin 2012, 13,87% të fëmijëve RAE në Mal të Zi janë regjistruar në arsimin parashkollor, në krahasim me 26.65% të fëmijëve në nivel shtetëror. Në fillim të vitit shkollor 2015/2016, kjo përqindje është rritur në 21.5%, me vetëm 2.2% të abstenimit (e ashtuquajtur drop-out). Sa i përket arsimit fillor, numri i fëmijëve të komunitetit RAE të përfshirë në sistemin arsimor është shumë më i madh dhe ka shënuar rritje të vazhdueshme që nga viti 2001-2011, nga 536 në 1582. Megjithatë, në periudhën 2014-2016, ky numër ka rënë në 1438, që shpjegohet me migrimin aktual. Megjithatë, ky numër përfaqëson 76% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve RAE, shoqëruar për fat të keq nga norma e abstenimit prej 11%. Është shumë i rëndësishëm edhe reduktimi i ndarjes në shkollat fillore, që po zbatohet duke hequrgradualisht paralelet qëpërfshijnëvetëm fëmijët e komunitetit RAE (momentalisht janë 2, planifikohet te hiqen edhe ato në vitin e ardhshëm shkollor). Një nga përparimet domethënëse drejt përfshirjes më të mirë tëkomunitetit RAE në sistemin arsimor është hapi drejt sistematizimittë gjuhës rome dhe publikimi i fjalorit në gjuhën malazeze-rome dhe rome-malazeze, gjëqë e bën më të lehtë për fëmijët kapërcimin e barrieravegjuhësore ku ato ekzistojnë 

             Të gjitha dokumentet strategjike janë në përputhje jo vetëm me standardet ligjore evropiane, por edhe me dokumentet strategjike të Komisionit Evropian, kryesisht me Kornizën e BE-së për Strategjitë Kombëtare për Integrimin e Romëve, e cila është planifikuar të zbatohet deri në vitin 2020. Në këtë strategji vëmendje e madhe i ështëdhënëpërfshirjes në sistemin arsimor e cila reflektohet në përpjekjet e Malit të Zi për të definuar më mirë masat dhe politikat e veta në këtë fushë. Integrimi në BE i Malit të Zi ka lehtësuar rrjedhjen e ndihmës financiare për zbatimin e projekteve, direkt përmes fondeve të ERDF dhe IPA, edhe pse shumica e projekteve janë të financuara nga organizata tashmë jashtë BE-së, të tilla si REF, UNDP, UNHCR dhe HELP. Megjithatë, në raportimin e zbatimit të strategjive kombëtare për integrimin e romëve nga vendet që tashmë janë anëtare të BE-së, njihen problemedhe sfida të shumta. Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2015, rezulton se në shtetet anëtare, ndarja e fëmijëve RAE në sistemin arsimor është e pranishme nëmënyrëdomethënëse, madje edhe më shumë se në Mal të Zi (Sllovaki 58%, Hungari 45%, Greqi 35%, Francë 33%). Sipas anketave, në shumë vende të BE-së, pjesa më e madhe e popullsisë ka një mendim shumë të pafavorshme për romët si popull (Italia 85%, Franca 66%, Greqia 53%, Britania e Madhe 50%). Vihet re dhe shpesh detyrimi i fëmijëve REA te regjistrohen ne programet parashkollore dhe fillore qe u janë dedikuar fëmijëve që kanë të meta në zhvillim apo kanë të meta intelektuale.

             Një nga ndikimet më negative i integrimit në BE, për përfshirjen e fëmijëve RAE në sistemin e arsimit, është detyrimi për nënshkrimin e marrëveshjeve të riatdhesimit. Sipas kësaj marrëveshjeje Mali i Zi është i detyruar për të luftuar migrimin e pakontrolluar nëpërmjet dëbimit dhe ekstradimit të emigrantëve të paligjshëm në vendet e origjinës së tyre, si dhe të pranojë  përsëri persona nga Mali i Zi te cilët kanë emigruar ilegalisht në vendet e BE-së. Në mesin e këtyre emigrantëve është një përqindje e papërfillshme e familjeve rome, fëmijët e të cilëve vuajnë më shumë në këtë proces, për shkak të vështirësive në përdorimin e një gjuhe dhe sistemi të ri. Këshilli iRomëve vë në dukje se ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e emigrantëve të cilët tashmë kanë ardhur në Mal të Zi, sepse shumë prej tyre vullnetarisht kanë ndërprerë qëndrimin e përkohshëm dhe braktisin vetë vendet e BE-së ku kishin banuar për dekada të tëra, për të shmangur komplikime të tilla si burgun e emigracionit. Sipas gjetjeve të Këshillit të Romëve, numri i familjeve të komunitetit RAE të cilët në 6 vitet e fundit janë deportuar nga vendet e BE-së,sillet nga 200-250 vetëm në Podgoricë, kryesisht nga Gjermania. Gjithashtu, kriza ekonomike dhe rënia e besimit në BE ka çuar në zgjerimin ekstrem dhe lëvizjet ksenofobe armiqësore për popullatën e komunitetit RAE, e cila reflektohet shpesh në vetë fëmijët. Erozioni i vetëbesimit dhe ndjenjësse sigurisë në mesin e fëmijëve të tillë të margjinalizuar ndikon dëmshëm nëcilësinë e arsimimit dhe përvojën e shkollimit të fëmijës.

                    Sigurisht, pranimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian ka sjellë më shumë dobi ndaj komunitetit RAE dhe anëtarëve te saj më të rinj. Rritja e standardeve të jetesës, demokratizimi i shoqërisë, sundimi i ligjit, rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me tolerancën dhe pranimin e diversitetit, detyrimi për respektimin e rregullave të koduara ndërkombëtare dhe rritjes së mundësive të financimit, këmbimi i mendimeve dhe komunikimit te cilin procesi i integrimit evropian e përfshinë, tashmë kanë përmirësuar ose janë potencial i fortë për të përmirësuar  ndjeshëm gjendjen e romëve dhe egjiptianëve në Mal të Zi. Pavarësisht nga kjo, hapësira për përparim është e madhe dhe në këtë rrugë ka sfida dhe pengesa me të cilat përballen edhe vet shtetet anëtare të BE-së. madje në segmente te caktuara me më pak sukses se Mali i Zi.        

Foto: Tanjug/AP

Portal Analitika