EU web forum

Mbrojtja e të drejtave të pacientëve

E drejta përshëndetparaqet një nga të drejtat themelore të njeriut, si në një sërë dokumentesh relevante ndërkombëtare (deklaratat, konventat, protokollet, kartat, etj.) si dhe në legjislacionin vendas. Shëndeti si një e drejtë themelore e njeriut, është thelbësore për realizimin e të gjitha të drejtave të tjera. Secila qenie njerëzore ka te drejtë në gëzimin e standardeve më të larta të shëndetit. Në këtë kuptim, shteti është i detyruar të krijojë një sistem të kujdesit shëndetësor për të ofruar të njëjtën cilësi të kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët, domethënë është i detyruar për të siguruar që të gjithë tË kenë qasje në objektet shëndetësore, në materiale dhe shërbime, në mënyrë që të gëzojnë standardin më të lartë të shëndetit fizik dhe mendorë.
Mbrojtja e të drejtave të pacientëve
Portal AnalitikaIzvor

Të drejtat e pacientëve janë të drejtat e njeriuttëpersonavetë cilët kanë nevojë për të përfituar shërbimet shëndetësore, pavarësisht nga statusi i tyre shëndetësor. Sistemi i mbrojtjes shëndetësore përbëhet nga tre shtylla të cilat njëherësh janë dhe bartësit e këtij sistemi dhe këto janë punëtorët, pacientët dhe sigurimet shoqërore. Pacientët janë pjesa më e madhe dhe më e ndjeshme e sistemit të mbrojtjes shëndetësore sepse nga ofrimi i shërbimeve në këtë sistem varet shëndeti dhe jeta e tyre. Kur thuhet se të gjithë qytetarët janë pacientë potencialë, kjo është një nga arsyet pse mbrojtja e të drejtave të njeriut të pacientëve në legjislacionin evropian ka vëmendje të veçantë. Përveç dispozitave ligjore që rregullojnë të drejtat e pacientëve ekzistojnë mekanizma të ndryshëm për mbrojtjen e tyre dhe ata janë kryesisht ekspertë dhe profesionistë të mirë-informuar të kujdesit shëndetësor, shërbimet shëndetësore cilësore, kodet etike dhe organet e pavarura. Përveç kësaj, ka shumë organe të ndryshme dhe komisione për mbrojtjen etë drejtave të pacientëve: mbrojtësi i pacientëve në institucion shëndetësor, inspektimet shëndetësore, gjykatat, shoqatat qytetare për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, pacientët të informuar dhe të edukuar dhe publiku i gjerë.

LEGJISLACIONI DHE RREGULLORET PËRKATËSE

Legjislacioni i vendit

Kushtetuta e Malit të Zi si akti më i lartë juridik në mënyrë të përgjithshme garanton se secili ka të drejtën për kujdes shëndetësor. Ligji për mbrojtje shëndetësore në vija kryesore shtjellon këtë të drejtë, ndërsa ligji kryesorë më te cilin rregullohen te drejtat e pacienteve dhe mbrojtja e tyre në Mal të Zi është Ligji për të Drejtat e Pacientëve, me të cilin më afër përcaktohen të drejtat themelore të pacientëve dhe procedurat për mbrojtjen e tyre.Përveçkëtij Ligji, me rendësijanë edhe Ligji për Sigurim Shëndetësorë, Ligji për Mbrojtjen dhe Arritjen e te Drejtave te Sëmurëve Mendorë, Ligji përIlaçe si dhe Ligji përNdihmën Urgjente Mjekësore.

Për të përcaktuar zgjidhjet normative në fushën e të drejtave të pacientëve si dhe zbatimin e tyre konsekuent, se pari janë të ngarkuara Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Përveç këtyre institucioneve, një rol të veçantë në zbatimin dhe kontrollimin e zbatimit të rregulloreve në këto fusha kanë drejtorët e institucioneve shëndetësore, trupatesapoformuar në objektet e kujdesit shëndetësor dhe mbrojtësit e të drejtave të pacientëve; Komisioni për Kontrollimin e Cilësisë sëKujdesit Shëndetësor, inspeksioni shëndetësor iDrejtorisë për Inspektim dhe Dhoma Mjekëve dhe Farmacistëve.

Në pajtim me Ligjin për të drejtat e pacientëve,mbrojtësin e të drejtat të pacientëve e cakton drejtori i institucionit të shëndetësisë dhe është përgjegjës për të vepruar në ankesat e pacientëve. Në bazë të nenit 31 të Ligjit për të drejtat e pacientëve, mbrojtës i të drejtave të pacientëve mund të jetë një person me universitet apo shkollë mjekësore universitare, psikologjisë, sociologjisë dhe drejtësisë. I njëjti nen përcakton se dy ose më shumë institucione shëndetësore qëkryejnë aktivitete shëndetësore te veçanta, mund tëpërcaktojnëmbrojtësin e përbashkët të të drejtave të pacientit.

Me miratimin e politikës Shëndetësore në Mal të Zi deri në vitin 2020, Mali i ZI ështëpërfshi nënjëprocesndërkombëtarë tëveçantë të përvetësimit të dokumentit tëOrganizatësbotërore tëshëndetësisë “Shëndetipër tëgjithë në shekullin  XXI”. Strategjia e zhvillimit të politikës shëndetësore ka hapur procesin e reformave te sistemit shëndetësorë në Mal të Zi, të cilat duhet tësigurojnëcilësi më të lartë të mbrojtjes shëndetësore dhe përmirësimin e shëndetit dhe gjendjes shëndetësore tëpopullatës. Në përputhje me këto, qëllimet e përgjithshme të politikës shëndetësore në Mal të Zi janë: zgjatja e jetëgjatësisë, përmirësimi i cilësisë së jetës në lidhje me shëndetin, reduktimi i pabarazive në shëndetësi si dhe sigurimi nga rreziqet financiare.

Përmes procesit të reformave duhet të përforcohet besimi nëmarrëdhënien mjek - pacient, të zvogëlohet koha e pritjes për procedurat mjekësore dhe rritja e efikasitetit në përdorimin e teknologjive të shëndetit. Përveç kësaj, reforma ka për qëllim unifikimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, të zvogëloje shpenzimet gjatë zbatimit të kujdesit shëndetësor si dhe kënaqësinë eshfrytëzuesve te shërbimeve shëndetësore dhe kënaqësinë e punonjësve në kujdesin shëndetësor.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto përpjekje, ekzistojnë shumë probleme dhe sfida. Në te vërtetë, sa është  sistemi ynë shëndetësor larg standardeve të BE-së, më mirë tregon fakti se Mali i Zi ka gjetur veten në vendin e fundit në listën e 35 të sistemeve shëndetësore evropiane, në raportin e këtij viti të Indeksit Evropian të KonsumatoritShëndetësor (EHCI). EHCI analizon sistemet kombëtare shëndetësore në bazë të 48 indikatorëve që mbulojnë fusha të tilla si të drejtat dhe informimi I pacientëve, qasje në kujdesin shëndetësor, rezultate e kurimit, volumi dhe hapësira e shërbimeve, parandalimi dhe përdorimi i produkteve farmaceutike.

Për këtë arsye, është e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore, për të garantuar sigurinë e kujdesit shëndetësor dhe të rrezikut minimal për pacientët, të sigurohet kënaqësia më e madhe e pacientëve dhe përdorimin më efikas të burimeve, duke përfshirë përmirësimin e standardit jetësorë dhe profesional të punëtorëve shëndetësor, i cili  është në niveli te papranueshëm te ulët.

Edhe pse reforma e sektorit të shëndetësisë nuk është përcaktuar si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shëndeti është përmendur në 28 nga 35 kapitujt që janë kusht në procesin e anëtarësimit.

Rregulloret ndërkombëtare

Kontributin më të madh në zhvillimin e konceptit të të drejtave të pacientëve e ka dhëne Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në vitin 1948. Deklarata Universale e të drejtave të njeriut e njeh "dinjitetin personal" dhe "të drejtat e barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të bashkësisë njerëzore”. Në bazë të këtij konceptimi të personit dhe dinjitetit themelor dhe barazisë së të gjithë njerëzve, është zhvilluar koncepti i të drejtave të pacientëve. Me fjalë të tjera, ajo se çfarë i detyrohet pacientit si një qenie njerëzore, nga ana e mjekëve dhe shtetit, ka fituar formën e tij kryesisht në sajë të të kuptuarit të të drejtave themelore të individit.

Standardet kryesore që mbrojnë të drejtat e njeriut në sistemin e kujdesit shëndetësor në kontekstin evropian, janë dokumente  të detyrueshme të Bashkimit Evropian si dhe dokumentet e Këshillit të Evropësdhe të sektorit civil. Këshilli i Evropës për të siguruar të drejtat dhe liritë themelore personale dhe demokratike në Evropë, solli disa nga dokumentet më të rëndësishme dhe formoi GjykatënEvropiane për të Drejtate Njeriut, si pjesë e sistemit të përhershëm të mbrojtjes ligjore.

Karta Evropiane e të drejtave të pacientëve, e cila është ratifikuar në fund të vitit 2002 në Bruksel, është bërë dokumenti bazë për reformën e kujdesit shëndetësor në BE. Sipas Kartës, gjithkush ka të drejtën e informimit në lidhje me gjendjen shëndetësore të tij, shërbimet shëndetësore dhe si t'i përdore ato, por edhe në të gjitha mundësitë e kërkimit shkencor dhe inovacionit teknologjik. Gjithashtu, secili ka të drejtë për të hyrë në shërbimet shëndetësore në përputhje me problemet e veta shëndetësore, pavarësisht nga kapaciteti financiar i pacientit, vendi i banimit apo natyra e sëmundjes. Pacienti ka të drejtë të marrë pjesë në mënyrë aktive në marrjen e vendimeve në lidhje me shëndetin e tij, për të pranuar ose refuzuar trajtimin mjekësor ose kirurgjinë, lirinë për të zgjedhur në mes të metodave dhe procedurave të ndryshme si dhe zgjedhjen e ofruesit te shërbimeve shëndetësor. Kapitulli i saj i dytë, në të cilën janëpërmendur 14 të drejtat e pacientëve, është pjesë përbërëse e Kushtetutës Evropiane.

Të gjithë qytetarët e BE-së kanë të drejtë për mbrojtjen shëndetësor parandaluese dhe të drejtën për trajtim mjekësor sipas kushteve të përcaktuara me ligjet dhe praktikat kombëtare. Në të gjitha përkufizimet, si dhe në zbatimin e politikave dhe aktiviteteve të Bashkimit Evropian duhet të sigurohet një nivel i lartë i mbrojtjes së shëndetit të njeriut. Të drejtat individuale të pacientëve në Bashkimin Evropian janë të mbrojtura me dokumente të veçanta të tilla si Direktiva për mbrojtjen e te dhënave, e cila në mënyrë të veçantë mbron qasjen në të dhënat personale, të ndjeshme në lidhje me shëndetin (Neni 8) dhepërmes Direktivës për HulumtimetKlinike e cila mbron të drejtat të pacientëve, si dhe të personave që nuk janë në gjendje për të dhënë pëlqimin e tyre në hulumtimet klinike, duke krijuar një procedurë të qartë dhe transparente të praktikës së mirë klinike.

Përveç kësaj Karte, duhet të theksojmëDeklaratënpër promovimin e te drejtave te pacienteve  te Evropës, e cila ka vendosur parimet për promovimin dhe zbatimin e të drejtave të pacientëve në Bashkimin Evropian. Është një dokument që promovon të drejtat e pacientit, dhe u ofron udhëzime shteteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në fushën e kujdesit shëndetësor dhe miratimin e strategjive të duhura.

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Pavarësisht reformave te zbatuara dhe të kryera në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të pacientëve,nga analiza krahasuese e legjislacionit vendas me vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, të kryera nga sektori civil, mund të konkludohet se është e nevojshme për të ndryshuar dhe plotësuar Ligjin ekzistues për të drejtat e pacienteve përmes përmirësimit të sistemit aktual të mbrojtjes së të drejtave të pacientëve në pjesën për sa ipërketarritjes me efikase te te drejtave nga ky ligj, zgjedhjen e Mbrojtësit të të drejtave të pacientëve dhe duke i dhënë më shumë kompetenca mbrojtësve.

Gjithashtu, fuqimisht duhet të konsiderohet futja e institucionit "Këshilltari Rajonal për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor" në nivel lokal për secilin nga tre rajonet në Mal të Zi (Veri, Qendër dhe Jug), të cilët do të japin kompetenca më të gjera, zgjidhje të ngjashme si në Kroaci dhe Serbi. Me zgjidhjet ligjore në dy vendet fqinje të cilat janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, qeveritë lokale (komunat dhe qytetet) kane fituar kompetenca të reja - për të organizuar dhe për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në ushtrimin e të drejtës e tyre për kujdesin shëndetësor, përmesemërimittë avokatit te diplomuar i cili do të kryej detyrat e këshilltarit për të mbrojtur të drejtat e pacientëve dheformimit të Këshillit për Shëndetësi, i cili është niveli më i lartë gjatë procesit te ankimimit.

Është shumë e rëndësishme për të promovuar të drejtat e pacientëve përmes fushatave informative në mesin e qytetarëve dhe ofrueseve te shërbimeve në fushën e kujdesit shëndetësor. Sipas hulumtimit të sektorit civil,është shqetësuese niveli I ulët i ndërgjegjësimit të publikut të gjerë në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që dalin nga Ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve. Përveç kësaj, shqetësuese është se për një kohë të gjatë mungojnë aktet ligjore në këtë fushë. Kjo kërkon koordinim më të mirë dhe efikasitet më të madh në sistemin e institucioneve, mbështetje më të madhe për organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, përfshirjen e medias në informimin e publikut në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e pacientëve, si dhe një kuptim më të mirë të rolit të të gjithë aktorëve në kujdesin shëndetësor dhe në veçanti nga vendimmarrësit në shtetin tonë.

Portal Analitika