Rëndësia: Konventa detyron shtetet anëtare të informojnë qytetarët për t'i pajisur ata me qasje në informata, për të lehtësuar pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje në çështjet që lidhen me mjedisin dhe për të siguruar qasje në drejtësi me qëllim të mbrojtjes ligjore të këtyre të drejtave dhe të drejtave të përgjithshme në fushën e mjedisit. Është e rëndësishëm për shkak te demokratizimit te shoqërisë pasi ajo lejon ndërveprimin e qytetarëve dhe autoriteteve në të gjitha nivelet dhe siguron zbatimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në fushën e mjedisit jetësorë.
Statusi: Në Mal të Zi Konventa zbatohet qe nga viti 2010.
Ligjet e Malit të Zi që rregullojnë këtë çështje: Në pajtim me Ligjin për Ratifikimin e Konventës së Aarhusit ajo është bërë pjesë e pandarë e sistemit tonë ligjor. Kushtetuta, Ligji për Mjedisinjetësore, Ligji për Qasje të Lirë në Informata, Ligji për Administratën Shtetërore, Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Ligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis, Ligji për vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësorë, Kodit Penal dhe shumë ligje të tjera përmbajnë dispozita që garantojnë realizimine të drejtave sipas Konventës së Aarhusit.
Raporti i Konventës së Aarhusit dhe burimeve të tjera juridike: Kushtetuta përcakton se traktatet e ratifikuara dhe të publikuara ndërkombëtare kanë përparësi në aplikim në raport me ligjet vendase dhe zbatohen drejtpërsëdrejti kur ato rregullojnë marrëdhëniet ndryshe nga legjislacioni i brendshëm . Konventa e Aarhusit përcakton vetëm të drejtat minimale të cilat duhet të respektohen, ndërsa shtetet kontraktuese mund të vendosin ose të vazhdojnë për të garantuar një vëllim më të lartë të të drejtave . Megjithatë, në qoftë se ka zgjidhje të ndryshme në Konventë dhe në ligjin përkatës, aplikohet ai burim i cili garanton vëllim më të madh të të drejtave.
Lënda e rregullimit të Konventës së Aarhusit:
I - e drejta e informimit të qytetarëve në lidhje me gjendjen e mjedisit,
II - e drejta e qytetarëve për të marrë pjesë në vendimmarrje për çështjet e mjedisitjetësore dhe
III- e drejta për mbrojtje ligjore të këtyre dhe të drejtave tjera në fushën e mjedisit jetësorë.
I. Kush mund të kërkojë informacione dhe nga kush? Publiku në kuptimin e gjerë të fjalës mund të kërkojë informacion nga autoritetet apo organet e tjera që ushtrojnë autoritet publik. Individët (pavarësisht nga kombësia apo vendi i banimit), grupet e qytetarëve, organizatat joqeveritare apo organizata të tjera jo-institucionale dhe sektorët ekonomikë, mund të kërkojnë informacion nga: autoritetet shtetërore (legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor), autoritetet lokale, institucionet publike dhe ndërmarrjet publike.
Turisti gjermanë ne pushime në Kotor, ka të drejtë të kërkojë nga autoritet lokale informacion mbi: cilësinë e ujit të detit, nivelin e zhurmës, cilësinë e ujit të pijshëm, "deponinë e egër" lokale dhe ngjashëm. Kërkesa për informacion duhet të jetë me shkrim dhe mund të dërgohet me e-mail. Në kërkesën për informacion të turistit gjermanë organet e qeverisjes vendore janë të detyruar për te marrë një vendim për miratim ose refuzim për qasjen në informata (Zbatohen Dispozitat e Ligjit për qasje të lirë në informim ne Mal te Zi).
Kur mund te refuzohet njëkërkesëpërdhënien e informacionit?Nëse organi nuk posedon informacionin e kërkuar, nëse kërkesa për informacion ështëe pakuptueshmeose e përgjithshme apo behet fjale për informacion deklarimi i të cilit do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtjen kombëtare ose sigurinë publike, në procedurat gjyqësore në vijim e sipër, të drejtat e pronësisë intelektuale, konfidencialitetin e të dhënave(sekrete ekonomike, personale dhe në lidhje me mjedisinjetësore). Konventa parashikon që këto përjashtime të interpretohen ngushtë, ndërsa Ligji për qasje të lirë në informacion nuk e parasheh ketë.
Detyrimet e organeve shtetërore: Konventa ofron udhëzime të qarta për autoritetet kombëtare mbi mënyrat e mbledhjes dhe shpërndarjes së informacionit në lidhje me mjedisin jetësorë. Në rastet e rrezikut të drejtpërdrejtë për shëndetin e njeriut ose mjedisin jetësorë, ekziston detyrimi i informimit te publikut në kohën e duhur.
II Çfarëpërfshinëpjesëmarrja e publikut ne vendimmarrje
Informimi i publikut të interesuar (me legjislacion kombëtar specifikohet se kush përcaktohet me këtë term) dhe atë në një fazë të hershme të vendimmarrjes, për aktivitete të veçanta që mund të kenë një ndikim negativ në mjedis (sektorin e energjisë, prodhimin dhe përpunimin e metaleve, minerale dhe industri kimike, menaxhimin e mbeturinave dhe tjera), si dhe për ata aktivitete për të cilat vlerësimi i ndikimit parashihet me legjislacionin kombëtar. Gjithashtu informimin e publikut në procedurat për miratimin e planeve, programeve dhe politikave në mjedis, si dhe në procesin e miratimit të rregulloreve.
-Mundësimi i përfshirjes sëpublikut të interesuar(në procesin e vendimmarrjes si dhe duke marrë parasysh rezultatet e pjesëmarrjes së publikut). Konventa rregullon në detaje detyrimet që autoritetet publike duhet të respektojnë.
Banorët e një lagjeje të qytetit në të cilën është planifikuar ndërtimi i njëpallati shumëkatësh në hapësirë të gjelbër dhe organizatat lokale joqeveritare që janë të regjistruar në autoritetin kompetent, duhet të jenë të informuar dhe duhet t'u jepet mundësia për të marrë pjesë në debatin publik në fillim të procesit të vendimmarrjes dhe opinionet e tyre duhet te merren parasysh gjatë vendimit.
III Çfarëpërfshinëmbrojtja ligjore e të drejtës së informimit dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje?
E drejta për mbrojtje ligjore e garantuar me nenin 9 të Konventës së Aarhus-it përmban disa komponentë:
1. E drejta e publikut për të mbrojtur të drejtat në qasjen e informatave (e drejta e Malit të Zi është realizuar në bazë të ligjeve të ndryshme dhe procedurat e ndryshme: në procedurë administrative, në kontestet administrative, procedurat kundërvajtëse, në procedurën penale, etj).
2. E drejta e publikut të interesuar në procedurën administrative dhe konfliktit administrativ në qoftë se ajo nuk është në përputhje me procedurën e referuar në nenin 6 të Konventës së Aarhusit në lidhje me vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësore.
3. E drejta e publikut (që i plotëson kërkesat e legjislacionit vendas) për të filluar procedurat për të mbrojtur mjedisin (ndaj individëve dhe autoriteteve publike).
4. E drejta e publikut për mjetet adekuate dhe efektive ligjore (duke përfshirë edhe masat e përkohshme) si dhe kostoja e procedurave të mos jetë etepruar dhe vendimet e gjykatave dhe organeve të tjera të jenë në dispozicion të publikut (kur është e mundur).
5. Detyrimi i palëve kontraktuese që: të japin informacion për mundësitë e nisjes së procedurave administrative dhe gjyqësore dhe të merret parasysh krijimin i mekanizmave për të ofruar ndihmë.
Kushdo që mendon se kërkesa e tij për informacion është injoruar apo është hedhur poshtë ne mënyrë te padrejtë si dhe ai qe ka interes të mjaftueshëm ose që vuan një shkelje për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë në vendimmarrje, ka të drejtë ankese.
Turistët gjermanë si dhe banorët e lagjeve urbane, ku është planifikuarndërtimi i një ndërtese të re shumëkatëshe në një sipërfaqe të gjelbër, kanë të drejtën në ankimin administrativ ose të drejtë të iniciojnë konflikt administrativ.