EU web forum

TREGU I KAPITALIT NË MAL TË ZI: Përpjekjet e nevojshme për rritjen e transparencës

Edhe pse i vogël, tregu i kapitalit në Malin e Zi ka të gjitha parakushtet për zbatimin e domosdoshëm të standardeve evropiane, mirëpo njëkohësisht ai posedon edhe një nivel të ulët të harmonizimit me legjislacionin evropian, kur bëhet fjalë për transparencën e kompanive që janë të regjistruara në bursë.
TREGU I KAPITALIT NË MAL TË ZI: Përpjekjet e nevojshme për rritjen e transparencës
Portal AnalitikaIzvor

Shkruan: Ana NIVES RADOVIQ

 

Tregu i kapitalit dhe ndërmarrjet ekonomike bëjnë pjesë në disa fusha (në Mal të Zi) ku ekzistojnë ligjet e harmonizuara me legjislacionin evropian, por edhe ku ndodhë që moszbatimi i tyre vështirëson harmonizimin e plotë me parimet e Bashkimit Evropian.

Tregu i kapitalit në Malin e Zi, krahasuar me madhësinë e shtetit dhe fuqinë e tij financiare, kur bëhet fjalë për harmonizimin me parimet evropiane, njëkohësisht është edhe mangësi edhe avantazh. Mangësinë e kushtëzon fakti që duke pasur një qarkullim të vogël nevojitet shumë kohë që të analizohet kjo fushë, ndërsa përparsia e sistemit të vogël është pështatshmëria e tij më e madhe (sikur edhe në segmentet tjera).

Hap i rëndësishëm në zbatimin e parimeve të BE-së në tregun financiar, është harmonizimi i këtyre parimeve në fushën e tregut të kapitalit, ku Mali Zi ka shënuar përparim të pjesëshëm pasi ende ekzistojnë lëshime lidhur me transparencën.

Kjo do të thotë se ekziston një nivel relativisht i lartë i harmonizimit të principeve kur bëhet fjalë për dispozitat me të cilat rregullohet kjo fushë, me mekanizmat e tregëtisë dhe institucionet që e mbikqurin, por është e nevojshme të ndërmerren hapa të tjerë për të zbatuar Direktivën e Transparecës.

Qarkullimi i letrave me vlerë në Mal të Zi zhvillohet në “Montenegro Berza” e cila mundëson tregëtimin në tregun e aksioneve dhe në tregun e lirë përmes sistemit elektronik, avancimi i të cilit pritet në muajt e ardhshëm.

Tregu i aksioneve (bursa) është pasqyrë e gjendjes në ekonomin e një shteti, por edhe mekanizëm i cili mundëson hyrjen e kapitalit të ri në treg. Por, për dallim nga antaret e BE-së tek të cilat deri sa ishin kandidate për antarsim ekzistonte nivel i lartë i vetëdijes për rëndësinë e renditjes së kompanive në bursë dhe mundësisë së grumbullimit të mjeteve përmes ofertave publike, në vendin tonë kjo ende nuk ndodhë.

Përfshirja e aksionarëve pakicë dhe interesimi i tyre për investim në tregun e kapitalit i cili është bëre e mundur pas privatizimit masovik përmes vauçerëve në vitin 2001, ka kulminuar në periudhën e shpërthimit ekonomik nga mesi i dekadës së kaluar. Kjo situat është qetësuar pas goditjes së krizës ekonomike, por edhe shkatërrimit të kompanive të mëdha shtetërore, aksionet e të cilave humbin vlerën me nisjen e falimentimit.

Ndryshimi kryesor – tregtimi me bono: Ndryshimi kryesor në tregun e kapitalit në Malin e Zi është realizuar në periudhën pas krizës së tregtimit me bono, i cili përndryshe është shumë e zhvilluar në vendet e BE-së. Hedhja e bonove në tregun e brendshëm të kapitalit ia ka arritur që në një masë të caktuar të kthejë interesimin e investitorëve, falë faktit që të ardhurat për një periudhë të caktuar janë më të larta se normat e interesit në paratë e depozituara në banka, për të njëjtën kohë. Ligji për tregun e kapitalit është i harmonizuar me parimet evropiane duke iu falënderuar zbatimit të Direktivës për tregjet e instrumenteve financiare përmes procedurës së zbatimit në dispozitat nacionale, e cila është në zbatim në 30 vende anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane.

Në këtë mënyrë është përcaktuar një grup masash për rregullimin e aktiviteteve të tregut, shoqërive investuese, mënyrës së mbrojtjes së investitorëve dhe autorizimeve të rregullatorëve.

Edhe pse i vogël, tregu i kapitalit në Malin e Zi ka të gjitha parakushtet për zbatimin e domosdoshëm të standardeve evropiane, mirëpo njëkohësisht ai posedon edhe një nivel të ulët të harmonizimit me legjislacionin evropian, kur bëhet fjalë për transparencën e kompanive që janë të regjistruara në bursë.

Në këtë rast bëhet fjalë për Direktivën për Transparencën me të cilën u mbështet kërkesa për hartimin e detyrueshëm të raporteve financiare gjysmëvjetore dhe vjetore, si dhe për audit të detyrueshëm ekstern, në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditit dhe me Direktivën mbi të drejtat e aksionarëve, me të cilën janë definuar standardet minimale për realizimin e të drejtave të tyre në shoqëritë shoqëritë që renditen në bursë.

Edhe këtu, sikur edhe në shumicën e fushave në Malin e Zi, bëhet fjalë për situatën kur ekziston ligji i qartë dhe i harmonizuar me direktivat evropiane, por ekzistojnë barriera për zbatimin e tij. Ligji për Ndërmarrjet mbështetet në direktivat evropiane, por zbatimi i tij nuk është gjithmonë i plotë kur bëhet fjalë për publikimin e të dhënave.

Ekziston edhe një shkallë e lartë i harmonizimit në fushën e themelimit, mbajtjes dhe ndryshimit të kapitalit të shoqërisë aksionare, ndërsa hapa tjerë duhet të ndërmerren për harmonizim me dispozitat evropiane, në fushën e bashkimit ndërkufitar të kompanive.

Fusha në të cilën çdo ndryshim është i dukshëm dhe i matshëm: Harmonizimi me praktikën evropiane ekziston edhe tek ndërmarrjet në fushën e kontabilitetit, pasi që zbatimi i standardeve ndërkombëtare është pranuar.

Kur bëhet fjalë për kornizën institucionale të tregut të kapitalit në Malin e Zi, institucioni ombrellë është Komisioni për letrat me vlerë, fushëveprimin e të cilit e definon Ligji për letrat me vlerë, me të cilin poashtu përcaktohet mënyra e dhënies së tyre dhe e tregtimit me ta, si dhe të drejtat dhe detyrimet e subjekteve në treg.

Në fushën e harmonizimit të këtyre çështjeve me legjislacionin evropian, është bërë një hap i konsiderueshëm dhe është arrit një shkallë e lartë e përputhshmërisë. Rekomandimet e Komisionit Evropian për veprimin e mëtutjeshëm, kanë të bëjnë me parimet e menaxhimit koorporativ lidhur me kompensimet për drejtorë dhe kompensimet në institucionet financiare si dhe për pavarësinë e drejtorëve jo ekzekutiv dhe të bordeve drejtuese.

Tregu i kapitalit është fushë në të cilën çdo ndryshim është i dukshëm dhe i matshëm, që do të thotë se harmonizimi i tij me principet evropiane nuk është qëllimi final, por që procesi i integrimeve është mjet për identifikimin dhe korrigjimin e parregullsive ekzistuese që mundësojnë zhvillimin dhe rritjen mëtejshme.

Portal Analitika